“S’kemi qenë të verbër nga organet e vettingut”- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani: Shqetësimi ynë s’janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, por ata të konfirmuar në detyrë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani është shprehur se shqetësimi i SPAK nuk janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, por magjistratët e konfirmuar në detyrë.

 

Në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kreu i SPAK se fokusi i tyre janë shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët në sistem për shkak se mund të kryejnë akte korruptive.

Gjithashtu, Altin Dumani shtoi se “nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut”, duke theksuar se janë marrë nën hetim magjistratë të shkallëve të ndryshme të gjyqësorit.

“Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi riregjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale të korrupsionit.

Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve te vettingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna.

Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive”, u shpreh drejtuesi i SPAK.

Artikulli paraprakCDU kryeson sondazhet për të udhëhequr qeverinë e ardhshme gjermane, por a do t’i shkurtojë përfitimet sociale për refugjatët ukrainas të luftës?
Artikulli tjetërAltin Dumani: Në fund të muajit SPAK merr kompetencat e Komisionerit Publik në KPA! Zbatuam ligjin Anti-Mafia për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu