Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK! Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar! Avokatja i Suel Çelës, në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me kërkesë të SPAK ka miratuar masat ‘arrest me burg’ për 18 persona, të cilët u prangosën nga aksioni blic në qytetin e Elbasanit.

 

Gjatë këtij aksioni u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

GJKKO caktoi masë ‘arrest shtëpie’ për avokaten e Suel Çelës, Blerina Beqirin.

Gazetarja e News24 Klodiana Lala raporton se SPAK ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ edhe për dy gazetarë, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët ditën e sotme janë njohur me masat.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Artan Hoxha dhe Elton Qyno sot ne SPAK
Artan Hoxha dhe Elton Qyno sot ne SPAK

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg –

18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëhet me dije nga SPAK.

Artikulli paraprak“Nuk dëgjon Tomi”- U ‘fundosën’ nga bisedat në SkyECC! Kontrolle banesave të ish-gjyqtarëve që tentuan të zbusnin pozitat e anëtarit të grupit të Suel Çelës! Përjashtuan nga trupa magjistratin që s’pranoi
Artikulli tjetër“SPAK të mos vonojë hetimet për lidhjet e politikës me krimini”, Basha: Opozita duhet të luftojë për qytetarët e jo për Berishën e Metën