Nga Teuta Kalakula*
Pas një beteje të gjatë për mbrojtjen e vlerave të qytetit tonë mijëvjeçar – një përballje me ish-kryetarin z. Dako, gjykatat dhe prokurorinë – më në fund SPAK ka vendosur një masë ndëshkimi. Por ndëshkimi, sado i nevojshëm, nuk mund të rikthejë atë që është shkatërruar: historinë dhe arkeologjinë e Durrësit, një trashëgimi që u sakrifikua për interesa të momentit.
Një person mund të prangoset, por një qytet i tërë me histori të zhdukur nuk mund të lidhet pas hekurave. Kush do t’ia kthejë Durrësit vlerat e humbura? Dhe a do të kemi ndonjëherë një drejtësi që jo vetëm ndëshkon, por edhe rindërton atë që shkatërrohet?
Trashëgimia jonë kërkon më shumë sesa ndëshkim – kërkon reflektim, përkujdesje dhe mbi të gjitha, veprim për të mbrojtur atë që mbetet ende.
*Teuta Kalakula, sekretare e grupimit “Për mbrojtjen e vlerave arkeologjike të Durrësit”