Berisha-Petagna, Lazio e Atalanta duan këmbimin

Etrit Berisha për të riun italian Andrea Petagna. Ky është plani i Lazios për të zgjidhur përfundimisht kontratën me gardianin e kombëtares shqiptare. Situata është e qartë për bardhekaltërit, por edhe për numrin 1 që pas huazimit kërkon të nënshkruajë përfundimisht në fund të sezonit me Atalantën ku ka arritur të bindë me paraqitjet e tij. Sportiello ka arritur të gjejë një destinacion të ri. Ish-portieri titullar i bergamaskëve është transferuar te Fiorentina dhe Berisha konfirmohet zgjedhje e parë në radhët e skuadrës së Gasperinit. Në këtë mënyrë, Atalanta është gati të blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit dhe bisedimet e ditëve të fundit me Lazion janë përqendruar te këmbimi mes Berishës dhe Patagnas.
Berisha është rikthyer titullar prej dy ndeshjesh pas dëmtimit që e mbajti larg disa javë dhe siguria që ai ofron për portën bergamaske. “Është e pamundur që Berisha të largohet nga Bergamo në janar, por në fund të kampionatit do të diskutojmë me Lazion”, thekson agjenti i tij, Giuseppe Riso, i cili konfirmon në njëfarë mënyre se bisedimet mes Lazios dhe Atalantas mund të finalizohen pas mbylljes së sezonit. Në 6 muaj me fanellën e Atalantës, Berisha ka arritur të luajë titullar gjatë 11 ndeshjeve, e fundit në Kupën e Italisë përballë Juventusit.

Artikulli paraprakDe Biasi, i ftuari special te Sampdoria
Artikulli tjetërPërplasje te Bajern