Denoncimi i Mirela Karabinës: Shkolla “Edith Durham” shembet në mesin e viti shkollor!

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka denoncuar prishjen e shkollës “Edith Durham” në mesin e viti shkollor!

Më poshtë reagimi i plotë:

Prej 10 ditësh qytetarët e Tiranës dhe mbarë opinioni publik është i tronditur nga ngjarja tragjike ndodhur në shkollë “Fan Noli” në Tiranë ku një 14 vjeçar vritet nga bashkëmoshatari i tij.

Prindërit më të drejtë janë të shqetësuar dhe pyesin nësë janë të sigurta shkollat.

A është e sigurtë jeta e fëmijëve të tyre, pasi siguria e jetës është e para dhe arsimimi dhe edukimi më pas?

Po çfarë po ndodh me shkollat e qytetit të Tiranës?

Një nga shkollat në mes të Tiranës, “Edit Durham”, shembet në mesin e vitit shkollor, me nxitim, madje me orendi brenda, mes zhurmës dhe pluhurit të pakontrolluar dukë ndotur gjithë zonën, edhe pse e rikonstruktuar disa vite më parë

Papërgjegjshmëri e madhe!

Nxënësit zhvillojnë mësim deri në orët e vona të darkës në një tjetër shkollë, ku siguria është në nivele të ulta dhe mësimi i cunguar dhe jo cilësor.

Sikur mos mjaftonte pandemia e tërmeti i 2019-ës, shkollat e qyteteti të Tiranës, shembur njëra pas tjetrës nga Erion Veliaj kanë siguri të ulët dhe të pakontrolluar, pasi bashkohen fëmijë nga shkolla të ndryshme, oborret janë gllabëruar sepse rëndësi ka metri për ndërtim dhe jo siguria dhe mësimi i fëmijëve, duke kufizuar hapsirat për socializim e shlodhje, duke kufizuar hapsirën vetëm brenda mureve të klasës.

Pra, kemi gjysmë shkollë, me klasa të brendshme dhe mungesë të klasave të jashtme me hapsirë dhe në natyrë duke kufizuar shkollën në përmbushnjen e objektivare të saj.

Ngjarja e ndodhur në shkollën Fan Noli është një këmbanë alarmi, ka terren të ndodhë përsëri, pasi siguria në shkolla është jashtë vemendjes së pushtetit vendor e qendror.

Foto: pamje nga shembja e shkollës “Edith Durham, mes zhurmës dhe tymit, ndotjes së pamasë, jashtë çdo lloj standarti.

FB IMG 1732725126988

FB IMG 1732725129477

FB IMG 1732725131445

FB IMG 1732725134342

Artikulli paraprakLirimi i Berishës, Lapardhaja: Do të inkurajojë votën kundër tij, gara elektorale bëhet më e lehtë për Ramën
Artikulli tjetërKjo klasë politike është e destinuar të rrëzohet!