Azdren Lllulaku prezantohet te Astana në Kazakistan. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili la Gaz Metanin në kampionatin rumun për një kontratë shumë më të mirë financiare në kryeqytetin kazak, u njoh me ambientet e klubit të tij të ri, si dhe vizitoi Astana Arenan, stadiumin ku shpreson të kthehet në idhullin e tifozërisë vendasve.
Llullaku pozoi me fanellën e Astanës, të cilën do ta mbajë të veshur deri në janar të 2018-ës, madje pamjet e realizuara nga klubi i tij e shfaqin jo pak të habitur me infrastrukturën e futbollit që ka gjetur te kjo skuadër.
28-vjeçari u transferua në Kazakistan si golashënuesi më i mirë i kampionatit rumun gjatë pjesës së parë të sezonit me 16 finalizime në 20 takime. Me kombëtaren shqiptare ka luajtur në dy ndeshjet eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”, në fitoren 0-2 në fushën e Lihtensteinit dhe në humbjen 0-3 me Izraelin në “Elbasan Arena”.