5.5 mijë euro kilogrami/ Si Suel Çela, Ervin Mata dhe Ergys Dashi e sillnin kokainën nga Ekuadori me anijet e mbetjeve toksike!

Dalin të tjera detaje mbi mënyrën se si funksiononte banda e Suel Çelës. Përveç vrasjeve dhe hasmërisë me Çapjat, ata kanë pasur biznes parësor transportimin e kokainës. Në dosje del se Suel Çela (Marjus Lulaj) ka lidhur kontakte me Ergys Dashin dhe Ervin Matën, për të transportuar kokainë nga Ekuadori. Por ajo që bie në sy është se ata përdorin për transport një anije të së njëjtës kompani që doli te skandali i mbetjeve toksike, “Maersk”.

Dosja e SPAK

Më datë 14.10.2020 në orën 09:05, Marjus Lulaj komunikon me Fuad Verzivolli të cilin dyshohet se e fton të investojë në blerjen e një sasi lëndë narkotike, duke i sugjeruar se paratë që duheshin për investimin e kësaj sasie t’ja dërgonte nga Italia vëllai i Fuad Verzivolilit nga Italia dhe Marjus Lulaj do të paguante përqindjen e komisionit/përqindjes tek autobuzi i cili do të sillte paratë nga Italia. Marjus Lulaj dërgon mesazhet “…o bongorno…si je…po nisim punen tjeter nga siper…do investosh nai gje…ato leket ita thuj ti nisi ketu vllai leket per dyshen e paguj un % e busit…ok ti bi ktu…dhe shiko nese doni te investoni…kte jav nisim leket…“.

Në orën 14:51, Marjus Lulaj komunikon me Hajdar Lala të cilit i dërgon një bisedë të kryer me përdoruesin e SkyECC me pseudonimin “Pika Bugatti” i cili nga verifikimet rezulton se ky pseudonim i përket SkyECC DDRJEP në posedim nga shtetasi Ergys Dashi. Përmbajtja e kësaj bisedë është si vijon:

Ergys Dashi- Si kalove plako, Na shkoft mbar, Mir je, Ca ke bo, Jam me bolin po ska bateri. Sot mora 235, Ke ai shoku, Tani per punen e “Maersk” me dysheme qe folem, Sa doni me investu ju edhe dalja, Se po fillojm pergatitjet.

Marjus Lulaj – Mir shoku si kalove ti, po me tha shoku per trasferten.

Ergys Dashi- Po mendonim me e bo me 400.

Marjus Lulaj- boli do jet te pjesa jon pyte.

Ergys Dashi- Jo, Do jet ke pjesa nisjes. Marjus Lulaj – hahahaha..

Ergys Dashi- Si je vllai po dush ti hy ke dy pjeset un . (*në këtë moment nëpërmjet telefonit të Ergys Dashit po komunikon Ervin Mata).

Marjus Lulaj-mir vlla ca bane ti si je.

Ergys Dashi – Po flisni vet tani qe te filloj dhe pika punen. (*në këtë moment Ervin Mata ja ka kaluar telefonin Ergys Dashit).

Marjus Lulaj- po flasim vet pa merak. shiko qe mos ta bani punen pa qef 50 po fusim ne. dalja mer ate % mrapa te buna baletave i fusim dhe ata te investojn. puna*.

Ergys Dashi- audiofile. Mer fol me to, 100 esht ok, Dhe 150 nese don,Ska ktu pa gef, Po e bejm me shum qef.

Marjus Lulaj-ok vlla nrregull 100.

Ergys Dashi: Thjesht sa dush ti.

Marjus Lulaj-jemi ok.

Ergys Dashi – Mos e vrit mendjen fare ti per ne, Po dalja, A je i sigurt nuk don.

Marjus Lulaj-jemi ok me 100 pa merak. ska shum rensi kjo, tani mthuj per leket.

Ergys Dashi –audiofile.

Marjus Lulaj- ylla un kam fol. e kam nda punen me ata.

Ergys Dashi Ok- Ne rregull. Shitjen e mer i ju. Marjus Lulaj po e mar un shitjen te gjith.

Ergys Dashi- Merni ju.

Marjus Lulaj: dhe pagesat shqipri shumica.

Ergys Dashi- Kurse perqindja, Ska problem ne shipri i marim, Ok ne rregull, Sa ishte.

Marjus Lulaj- nese ju inteteson, 20, te punet e mdhaja 15%. per kte rast 20%, Per investimin total me transfert me gjitha esht 5500 euro nji,

Ergys Dashi – Ne rregull, Ok.

Marjus Lulaj-ok leket ku duhet ti cojm.

Ergys Dashi-Kurse ne fillim do jepe 2500.

Marjus Lulaj- kuptova. mthuj ku duhen leket.

Ergys Dashi: Diten qe do bejm punen do pagujm kusurin. audiofile.

Marjus Lulaj- ok pra nrregull.

Ergys Dashi-audiofile.

Marjus Lulaj- kuptoj. ta flasim vet per trasferten ne nga ktu.

Ergys Dashi – Plako puna do bohet me shtet.

Marjus Lulaj- ma ke shpjegu ate dit kte i kam te qarta.

Ergys Dashi-Edhe kur te hyj mren puna me ardh shteti i quitos.

Marjus Lulaj- ok,

Ergys Dashi – Kemi rrezik te dy palet.

Marjus Lulaj- kuptova.

Ergys Dashi-Kurse me policet e guajakilit ska rrezik,Jo gjitha, Edhe nese humbim do humben 2500.

Marjus Lulaj- i kam te qarta te gjitha pa merak.

Ergys Dashi-audiofile.

Marjus Lulaj-i folem at dit, i kam te qarta pa merak.

Ergys Dashi: Ngage jam me bolin tha shpjegoja edhe iher.

Marjus Lulaj-jo i kam fiksu te gjitha kur folem ktu. ma maj pak mir bolin mos e len pa buk. hahaha,

Ergys Dashi-Ok, Po fillojm pergatitjet.

Marjus Lulaj- na prift e mara.

Nga konteksti i kësaj bisede, Ergys Dashi është në rolin e organizatorit të trafikimit të një sasie lënde narkotike nga Ekuadori në Evropë, e cila do të realizohet me kompaninë e transportit/lundrimit Maersk. Lënda narkotike do të fshihej në dyshemenë e konteinerit i cili transporton produkte të ligjshme. Sipas komunikimeve të poshtë cituara dyshohet së për realizmin e këtij episodi trafikimi do të përfshihen dhe zyrtarë të agjencive ligjzabtuese ekuadoriane. Nga përmbajtja e kësaj bisede dyshohet së Marjus Lulaj do të përfshihet në blerjen e 100 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë me cmim 5, 500 euro për kilogramë, si dhe do të angazhohet në shitjen e të gjithë sasisë së lëndës narkotike sapo të mbërrijë në Evropë.

Ergys Dashi në prani të Ervin Matës ka komunikuar me Marjus Lulaj për të përcaktuar pjesën e ngarkesës së lëndës narkotike për secilën palë dhe mënyrën si do veprohet në vazhdim.

Në sasinë e lëndës narkotike do jetë pjesëmarrës edhe Ervin Mata. Nga biseda kuptohet që gjysma e pagesës për lëndën narkotike do dërgohet para se lënda të ngarkohet në Ekuador duke paguar 2500 euro sic shkruan edhe Ergys Dashi “Kurse ne fillim do jepe 2500” dhe pjesa tjetër do paguhet pasi lënda narkotike të jetë ngarkuar në anije për tu nisur drejt Evropës “Diten qe do bejm punen do pagujm kusurin”. Në këtë rast trafikimi, Marjus Lulaj ka marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike kur të mbërrij në portet Evropiane dhe personi që do e realizoj nxjerrjen, si shpërblim merr 20% të sasisë së lëndës narkotike. Hajdar Lala dyshohet të jetë personi që Marjus Lulaj ka kontaktuar për të nxjerrë lëndën narkotike nga portet evropiane dhe për të qenë transparent për veprimet e tij, i ka dërguar komunikimin me Ergys Dashin.

Më datë 01.11.2020 në orën 12:11, Marjus Lulaj komunikon me Ergys Dashin, të cilit i kërkon të sqarohet me personin që ka marrë përsipër nxjerrjen e lëndës narkotike nga konteineri në momentin që do mbërrij në portet Evropiane. Marjus Lulaj i dërgon mesazhet “…a ta kaloj kontakt direkt mos bajm telefon e prish…ai shoku ka hyp esht siper me njerzit e pujes aty…di te sqaroj dhe me mir…pa merak esht isoj sikur jam vet dhe x dhe ky qe do te jap kontakt…”.

Në orën 21:01, Marjus Lulaj komunikon me Hajdar Lala të cilit i shkruan: “…si u la me ate shokun…qendrojm vetem te varjanti par dyshemeja…mir fol vet meru vesh…un sot i shkrujta per kte pun e dyshemes…” dhe në vijim i dërgon bisedën e realizuar me përdoruesin e SkyECC 898URO me pseudonimin “Din don” i identifikuar si Ervin Mata, me të cilin ka komunikuar lidhur me ngarkesën që do niset nga Ekuadori. Kujtojmë që Ervin Mata ka komunikuar me Marjus Lulaj edhe më datë 14.10.2020 nëpërmjet telefonit të Ergys Dashit.

Biseda ka këtë përmbajtje:

Ervin Mata – Ky thot kte muaj vjen kutija aty ke 188, 100 perqind.

Marjus Lulaj- shum mire.

Ervin Mata – Po pret tani per nja 3 or sa zgjohen ato, Mallin e ka dorzu, 370 copa. Marjus Lulaj ok mthuj te nis pjesen tjeter, te pareve.

Ervin Mata – Po jo me, Ska lidhje parja, Si te ngeli aty te them.

Nga konteksti bisedës, Marjus Lulaj pasi ka kërkuar Ergys Dashit që të lidhet drejtëpërdrejtë me Hajdar Lalën, ka kontaktuar këtë të fundit për të marrë informacion nëse janë sqaruar me Ergys Dashin dhe i tregon që rruga po bëhet gati.

Më datë 11.12.2020, ora 12:05 Marjus Lulaj komunikon me Gazmend Disha, duke i shkruar “…ca ban gz si je…”, në vijim i dërgon fotografinë në vijim.

Pasi i ka dërguar foton, Marjus Lulaj i dërgon mesazhet “…po niset kjo…fut nai gje…dhe me jep nai lek…se nuk plocohemi…tani ne na mungojn 180…ti fut 10 ce 20 ce…dhe na jep i qince ne…so…max neser mgjes…po sot duhen…kur arrin?…ok mi jep sa ke…ok me shkruj po tpres…ste le un ty asiher pa gja…ok mjafton te vin sot…“. Nga tërësia e kësaj bisede dyshohet se Marjus Lulaj është në fazën përfundimtare të organizimit të trafikimit të një sasie lëndë narkotike dhe i kërkon shtetasit Gazmend Disha që të bëhet pjesëtar në investimin e një sasie prej 10-20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, për shkak se Marjus Lulaj nuk është në gjendje të plotësojë tërësisht shumën e nevojshme të parave që kërkohen, pasi nisur nga biseda dyshohet se për të arritur shumën e mjaftueshme i duhen dhe 180 mijë euro. Në fotografinë të cilën Marjus Lulaj i dërgon shtetasit Gazmend Disha, shfaqet një numër i madh pakosh në formë drejtkëndëshe të presuara dhe të mbështjella me material plastik me ngjyrë kafe, si ato që amballazhohet lënda narkotike dhe të vendosura në dyshemenë e një konteineri.

Më datë 12.12.2020 Marjus Lulaj komunikon me Ardit Lulaj duke i dërguar mesazhet “…pritet te hypi dita dites…puna esht ba gati…mo fol me njeri ta dish vetem ti…“. Në vijim i dërgon të njëjtën fotografi të cilën i kishte dërguar një dite më parë dhe shtetasit Gazmend Disha. Në vijim i shkruan “…me dysheme…te njoftoj ne vazhdim…“. Nga tërësia e kësaj bisede dyshohet se Marjus Lulaj bën me dije shtetasin Ardit Lulaj se është në fazën përfundimtare të organizimit të trafikimit të një sasie të dyshuar lëndë narkotike e cila do të kamuflohej në dyshemenë e një konteineri. Kjo bisedë përputhet tërësisht me pamjet në fotografitë që Marjus Lulaj i ka dërguar shtetasve Gazmend Disha dhe Ardit Lulaj.

Artikulli paraprak“Mos fol me njeri”/ Zbulohen bisedat e deputetit të PS-së me Mond Çekiçin para se të ekzekutohej
Artikulli tjetërFJALIMI/ Rikthimi i Mustafa Krujës në vendlindje, Eugjen Merlika: Dita më e lumtur e jetës sime