“Të bashkuar në zemër e shpirt!”- Festa e Pavarësisë, presidentja e Kosovës: 28 Nëntori, simbol i sakrificave tona për të qenë të lirë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Osmani shkruan se 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

“Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!“, shkruan ajo.

Postimi i Vjosa Osmanit

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

Artikulli paraprakThe Guardian: TikTok do të bllokojë filtrat e “bukurisë” për adoleshentët
Artikulli tjetërFesta e 28 Nëntorit, ambasadori Silvio Gonzato uron: Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap