Regjistrohen 9 raste të reja me SIDË në Elbasan

9 raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 124 raste.

Siç raporton MCN, sa i përket statistikave, pjesa më e madhe e të prekurve me HIV/AIDS janë meshkuj dhe më pak femra.

Sipas përgjegjëses së këtij shërbimi  në Elbasan Elena Bibaja grup-mosha më e prekur është ajo 35-45 vjeç, ndërsa katër raste i takojnë moshës minorene.

Kryesisht rrugët e transmetimit janë marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Por tek të rinjtë vitet e fundit  vihet re se mënyra më e shpeshtë e infektimit ndodh prej përdorimit të shiringave të njëjta gjatë injektimit të lëndëve narkotike.

Aktivitete sensibilizuese u shënuan në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, në Elbasan, të cilat kanë qëllim informimin për mbrojtjen nga sëmundja e cila kryesisht transmetohen nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura.

Artikulli paraprakThe Telegraph: Harta që tregon se ‘lufta e fshehtë’ e Rusisë me Perëndimin tani ka filluar
Artikulli tjetërAtentati në Ndroq/ Autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin, vrasësi u fut në lokal dhe…