Plagosje me thikë në Vlorë, arratiset autori

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vijon…

Artikulli paraprakDështimi i heshtur i Porto Romanos
Artikulli tjetërSulmi në veri të Kosovës, reagon DASH: Akt i dënueshëm, mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit