“Normalja” e Elbasanit, modeli i munguar i shkollës profesionale për mësues

Nga Mirela Karabina

Sot është 115 vjetori i shkollës ish ” Normale” të Elbasanit.
Më 2 Dhjetor 1909 u çel e para shkollë e mesme në gjuhën shqipe, shkollë profesionale për formimin e mësuesve. Atdhetarë e patriotë e vlerësuan shkollën dhe mësuesin si rrugën e vetme të zhvillimit, përparimit dhe qytetërimit të kombit.

Dhe ia dolën!

Shumë shpejt shkolla “Normale” do të kthehej vatra e prodhimit të mësuesve për gjithë trevat shqiptare dhe Elbasanin do ta kthenin në qendrën e arsimimit dhe edukimit për të gjithë shqiptarinë..
E sot, fatkeqësisht ish “Normalja” e Elbasanit nuk është më.

Ngritur më 1909-ën me filozofinë më të përparuar të kohës (J.F.Herbart), shumë shpejt Normalja do prodhonte mësues dhe, shumë të mirë. Disa kohë më vonë, në vitet ’30 ajo do të certifikohej si shkollë e standarteve europiane dhe do të akreditohej nga akademitë europiane të edukimit (J.Piaget), ku do të bashkëpunonte në buletine dhe eksperienca në trajnim e mësuesve me metoda të përparuara.

Aq e vërtetë dhe e fortë ishte tradita e formimit të mësuesve dhe kultura e mësimdhënies saqë edhe në vitet e diktaturës, edhe pse shkolla u ideologjizua, Normalja ruajti strukturën e saj dhe formimi teorik i mësuesve në shkenca, lëndë shoqërore e arte konkretizohej në laboratorët natyralë brenda shkollës, që fatmirësisht u ruajtën, klasat ushtrimore ku mësuesit e ardhshëm kryenin pjesën e praktikës pedagogjike.

Mësuesit e Normales së Elbasani kanë shkëlqyer me profesionalizmin dhe formimin e tyre, kanë dalluar nga të tjerë pasi ata ishin mësues të formuar mirë në lëndë shkencore e shoqërore, njohës të veglave muzikore dhe krijues të mjeteve didaktike e vizatimeve të ndryshme, mësues të vërtetë të Arsimit fillor.

Fakeqësisht “Normalja” e Elbasanit nuk funksionon më, është mbyllur, e sot është modeli i munguar i shkollës profesionale të formimit të mësuesve.

Dhe mungon pikërisht kur jemi në situatën më të rëndë të formimit të mësuesve.

Mbyllja e programeve të mësuesisë në universitete është neglizhencë e politikës për mësuesit. Sot kemi mësues të dobët pasi prej 30 vitesh në këto programe shkojnë nxënës me rezultate të ulta, gjithashtu dhe mungesa e interesit për mësuesi për shkak të kushteve të vështira të punës dhe pagës së pamjaftueshme për një jetë dinjitoze.
Me këtë qasje dhe ritem, shumë shpejt do kemi mungesë mësuesish në degë specifike, ndër to dhe për mësues të Arsimit Fillor.

Jo kushdo dëshiron të jetë mësues dhe sidomos për klasat e fillores, pasi këta mësues kanë specifikë të veçantë.
Dhe ne këtë mundësi e kemi kyçur!

Më 1909-ën patriotët vlerësuan formimin e mësuesve si figurë qëndrore të shkollës, e sot më 2024-ën programet e mësuesisë janë në udhë pa krye e shkolla në rrezik.

PD-Demokratët Euroatlantikë kanë një program ambicioz ku përmes dyfishimit të buxhetit për arsimin do të kënë prioritet kombëtar programet e formimit të mësuesve dhe trajnim profesional të vazhduar të tyre e të mbështetur, investim në infrastrukturë shkollore me qëllim sigurimin e arsimit dhe edukimit të fëmijëve për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme.

Elbasani ka qenë djepi i diturisë, e këtë qasje e krenari duhet t’ia kthejmë.

WhatsApp Image 2024 12 02 at 15.55.22
Foto 1: Ndërtesa e parë e shkollës “Normale” të Elbasanit.

 

WhatsApp Image 2024 12 02 at 15.55.42
Foto 2: Ndërtesa e mëvonshme e “Normlales” që sot është ende, Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

Artikulli paraprakAnaliza e BBC: Pse falja e Biden për djalin tregon se presidentët tani veprojnë ndryshe
Artikulli tjetërOKB: Gaza ka numrin më të madh të fëmijëve të gjymtuar për banor në botë