Pse nuk sekuestrohet Viola Green?

Nga Kapitali.al

SPAK thote ne dosje se biznesmeni Bujar aka Marsel Shega ishte truri financiar qe pastronte parate e nje prej organizatave me te fuqishme te trafikut ne Shqiperi.
Bujar Shega eshte aksioneri me i madh dhe njekohesisht administratori i kompanise Viola Green.

Viola Green eshte nje kompani qe merr miliona euro tendera pastrimi nga bashkite e trekendeshit Elbasan, Rrogozhine, Kucove.

Tani ketu kuptohet nje gje qarte. Krimi ka hyre fuqishem ne kontratat publike dhe ndan parate e buxhetit. Qeveria ne kete rast sherben si pastrues parash i dores se fundit, pasi pastron dhe ligjeron asetet e krimit. Dhe ky eshte fenomen dominant ne kontratat publike te Shqiperise.

Pyetja tani eshte kjo. Kur SPAK thote vete qe zoti Shega ishte truri financiar i organizates kriminale te Suel Celes, pse nuk e sekuestron kompanine Viola Green? Ose te pakten pjesen e aksioneve te atij qe e akuzon si pastrues parash.

Apo eshte varianti i inceneratorit? Lajmerojme njehere dhe presim. Pastaj kur na mbushet mendja per te sekuestruar kompanine, gjejme opingat e Sheros ne llogari bankare. Kjo ndodhi me inceneratorin e Tiranes.

Eshte turp qe nje kompani me pronar te arrestuar si nje nga pastruesit me te medhenj te parave ne vend, vazhdon te marre para publike. Para nje jave u paguan miliona leke per Viola Green nga buxheti.

Kapni parate te nderuar prokurore.

Statistikat e parave vlejne shume me teper se statistikat e njerezve qe arrestohen. Te jeni te sigurte per kete.

Nese do te ndodhe edhe me Viola Green ashtu si me inceneratorin, pastaj nuk eshte me rastesi. As paaftesi. Eshte qejf. Edhe hidhni naj sy se si i mori tenderat Viola nga Memolla, Hajdari i Kucoves dhe hajdaret e tjere te Rilindjes.

Artikulli paraprakLufta kundër Korrupsionit, Altin Dumani: Kemi marrë denoncime nga media, shoqëria civile dhe politika
Artikulli tjetërI gjithë Rindërtimi i Durrësit për Rajlin e Emirjana Sakos