Elbasan/ Edhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi në sitën e SPAK; pazare me bandën “Çela-Roka”

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se nga hetimi për lidhjet me krimin nuk do shpëtojë askush, madje po hetohen  dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit e prokurorë të SPAK.

Në bisedat e bandës “Çela-Roka”, ka dalë dhe ish-Rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, për emërime pedagogësh, diploma false dhe dhënie tenderësh kompanive në pronësi të anëtarëve të kësaj bande.

Në biseda, del premtimi që ish-rektori Skënder Topi, u ka bërë dy vëllezërve kriminelë Xhino e  Marsel Roka, për t’u dhënë tenderin e ruajtjes së universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit me policinë private “UEVI-2015 Sh.p.k”.

Kjo kompani, është 100% në pronësi të shtetases Fatbardha Roka, mamaja e Xhino dhe Marsel Roka, të arrestuar si anëtarë të bandës “Çela-Fetahu”.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike dhe pagesat e Thesarit të Shtetit, vërtetohet se ish-rektori Skënder Topi, nga qershori 2017 me afat deri në qershor 2026, tenderin për sigurinë e universitetit të Elbasanit, i ka dhënë policisë private “UEVI-2015 Sh.p.k” të familjes “Roka”,.

Elbasan/ Edhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi

Tenderin e fundit, ia dha më 11 qershor 2024, vetëm 10 ditë para largimit nga detyra si rektor, me vlerë 1.2 milionë Euro dhe pa garë e sa 100% e fondit limit, me afat deri në qershor 2026

Elbasan/ Edhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi

Ndërsa në komunikimet e ish-rektorit Skënder Topi me Suel Çelën, është dakordësia për emërimin e vajzës së ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, pedagoge me kohë të plotë në universitet, ndërsa rektori i kërkoi, të merreshin me disa pedagogë që nuk e linin të qetë./Pamfleti

Artikulli paraprakAltin Dumani “plas bombën”: Thuajse të gjitha grupet kriminale lidhje me politikën, shumë zyrtarë janë bërë pjesë e bandave!
Artikulli tjetërVrasja në Ndroq dhe lidhja e viktimës me të shumëkërkuarin Altin Hajri? SPAK përgënjeshtron Berishën: 50-vjeçari s’ka lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës!