Shpallet gjendja e jashtëzakonshme ushtarake, helikopterët fluturojnë mbi Parlament! Çfarë po ndodh në Korenë e Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ushtarake, duke akuzuar opozitën për komplot për një “kryengritje” dhe “përpjekje për të përmbysur demokracinë e lirë” në vend, siç raportohet nga New York Times.

 

Përveç pranisë së madhe të policisë jashtë parlamentit të Koresë së Jugut , shihen edhe helikopterët që fluturojnë mbi institucionin e parlamentit.

Disa helikopterë janë ulur në çatinë e parlamentit, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Në një fjalim televiziv kombëtar, Presidenti Yoon denoncoi opozitën për përdorimin e shumicës së saj në Asamblenë Kombëtare për të fajësuar anëtarët e kabinetit të tij dhe për të bllokuar kalimin e planeve buxhetore të qeverisë së tij. Kjo, tha ai, ka “paralizuar administratën”.

Yoon tha më tej, “Asambleja Kombëtare, e cila duhet të ishte themeli i demokracisë së lirë, është bërë një përbindësh që e shkatërron atë”.

Artikulli paraprakProjektvendimi i Bashkisë Vlorë, 831 hektarë tokë do t’i kalojnë privatit për parqe fotovoltaike/ Nika: I pakonsultuar, qyteti nuk është vetëm i ‘socialistëve’
Artikulli tjetërBanka Botërore “shuplakë” Shqipërisë: Cilësi e dobët e Arsimit të Lartë, kurrikula të vjetra, larg kërkesave të tregut të punës