Vetëm Benzema dhe Bergvajn me notën më të lartë se Mitaj, mbrojtësi i Kombëtares shndërrohet në yll te Al Itihad

Mario Mitaj ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad fitoi në shtëpi përballë Al Nasr. Supersfida e javës së 13-të të kampionatit arab përfundoi 2-1, me shqiptarin që asistoi për golin e fitores të shënuar nga Bergvajn në minutën e 90+1’. Në këtë sfidë gjetën rrugën e rrjetës edhe Kristiano Ronaldo për miqtë dhe Benzema për Al Itihad.

Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, Mitaj rezulton në “podium”, teksa vetëm Benzema 7.8 dhe Bergvajn, 7.7, morën notën më të lartë te Al Itihad në këtë duel, ndërkohë që Mitaj u vlerësua me notën 7.2.

Ai realizoi 37 pasime të sakta, fitoi 4 duele me kundërshtarët si dhe pastroi 2 herë zonën. Me paraqitjet e tij të kënaqshme, shqiptari po shndërrohet në një yll te skuadra arabe e Al Itihad.

Artikulli paraprakShpopullimi e plakja: në buzë të greminës
Artikulli tjetërMë 23 shkurt 2025 Gjermania zgjedh kancelarin e ardhshëm, ja cilët janë kandidatët për të zëvendësuar Scholz