‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të gjeopolitikës në botë si autoritar dhe Shqipërinë vend me korrupsion endemik!

Prestigjozja franceze, ‘Le Monde’ në altasin vjetor të saj, ku klasifikon demokracitë dhe autokracitë në botë, e ka renditur Shqipërinë dhe Edi Ramën në vendet autoritare në botë.

Autori i shkrimit është JEAN-BAPTISTE CHASTAND një nga gazetarët më të mirë të Ballkanit.

Edhe një media tjetër me prestigj ndërkombëtar në botën perëndimore i shtohet listës së demontimit të fasadës së pushtetit të Edi Ramës.

Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Kryeministri Edi Rama u shfaq në vitin 2023 si mjeshtër në artin e tij për t’u paraqitur si një shtyllë moderimi dhe stabiliteti në një skenë ballkanike të trazuar, ndërkohë që ishte i paaftë për të zbutur polarizimet e thella në skenën politike shqiptare, pjesërisht për shkak të prirjeve të tij autokratike.

Z. Rama nuk është shkëputur plotësisht nga metodat e tij autoritare të qeverisjes, nuk ka përmirësuar lirinë e shtypit dhe ende duhet të dëshmojë vullnetin e tij të vërtetë për të luftuar kundër një korrupsioni endemik.

‘Le Monde’ klasifikon Ramën në atlasin vjetor të

Artikulli paraprakAmbasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetër‘Dumani, kampion anti-korrupsion’, Lala: Inkurajim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit