Në “Opinion” në News24, është diskutuar lidhur me opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.
Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë Kuvendi duhet të mblidhet dhe të marrë një vendim, ndërsa theksoi se Venecia fitoi kohë duke e çuar çëshjen në Komision.
Klodiana Lala: Kuvendi duhet të mblidhet jo më larg se nesër dhe të marrë vendim. Duhet të shkojë me vendim. Mazhoranca duke e dërguar në Venecia fitoi kohë, mandati i saj përfundon deri kur GJK ta marrë në shqyrtim sepse zgjedhjet janë afër. Socialistët po mbrojnë një aferë 100 mln euro, investim strategjik i marrë në kundërshtim me ligjin. Një kryetar bashkie në detyrë është pas hekurave. Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë pyetur nga SPAK. GJK nuk e detyron Kuvendin të votojë në mënyrë të caktuar, por thotë merrni vendim.