Piza i ofron rinovimin edhe për tri vite sulmuesit të kombëtares shqiptare, Edgar Çani. Presidenti i klubit italian të Serisë B, Xhiusepe Korrado, kërkon të blindojë shqiptarin, duke e pasur në qendër të projektit për rikthimin në Serinë A. Nga ana tjetër, Çani ka marrë së fundmi dy oferta konkrete nga klube të njohura në Poloni dhe Qipro.
Bëhet fjalë për Leh Poznan dhe APOEL Nikosia, të cilët synojnë shërbimet e shtatlartit. Për gazetën foli edhe vetë menaxheri shqiptar i Çanit, Mario Cenolli, i cili konfirmoi faktin se po negociohet me Pizën për rinovim.
“Së shpejti do të kemi një takim me drejtuesit më të lartë të klubit për të ardhmen e Çanit. Piza është e interesuar të rinovojë marrëveshjen, por njëkohësisht kemi edhe disa alternativa serioze. Javës tjetër besoj se do të kemi një takim zyrtar në Londër për të qartësuar gjithçka”, sqaroi Cenolli.