E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kryetaren e Apelit të GJKKO! VanHorn: Vendimet tuaja janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani.

 

Sipas njoftimit të publikuar nga Ambasada e SHBA-ve, VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët “shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendimet e tyre janë jetike për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin”.

Artikulli paraprakTë akuzuar për korrupsion, GJKKO dënon me një vit burg Arben Tushën dhe me 16 muaj shërbim prove, Ded Ndojin
Artikulli tjetërAnaliza/ “Presidenti i zgjedhur Trump sinjalizon se nuk do të përfshihet në Siri, a është e mundur?”