E ngarkuara e SHBA-së takon kreun e GJKKO: Gjykata, rol thelbësor në dhënien fund të pandëshkueshmërisë

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani.

Në këtë takim u riafirmua angazhimi i SHBA në mbështetje të luftës së Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ata diskutuan rolin thelbësor të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund pandëshkueshmërisë dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të ruajtur të drejtën, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në në postim të publikuar nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakZËRI I AMERIKËS/ STUDIMI: Buxheti i shtetit përdoret për ndikime elektorale
Artikulli tjetërDenoncimi/ Vlonjati regjistron pronën e gjyshes, në tokën e tij “mbijnë” kioska pa leje