Nga Ervin Goxhaj
Në Tiranë, qytetarët vuajnë për ujin e pijshëm, me çmime më të larta se në shumë vende të Europës, ndërsa cilësia e tij është e turpshme. Për ata që nuk mund ta përballojnë pagesën, zgjidhja është e thjeshtë: uji u ndërpritet pa mëshirë. Ndërkohë, policia bashkiake përndjek çdo njeri që përpiqet të sigurojë jetesën, qoftë duke i vënë gjoba për shpejtësinë apo duke ndjekur tregtarët ambulantë si të ishin kriminelë.
E gjithë kjo ndodh në një qytet ku kullat ngrihen si kërpudhat pas shiut. Për kë? Për oligarkët dhe klientelën e Lali Erit, që sillet si pronar privat i Tiranës. Dhe me miliona euro të fshehura në llogari bankare, çdo ditë faktohet sesi korrupsioni ka gllabëruar Bashkinë.
Por sa më i madh korrupsioni, aq më të ulëta sjelljet! Një kryebashkiak që shkon në SPAK dhe kalon më shumë kohë në tualet sesa duke dhënë llogari. Ky është niveli i “udhëheqësve” që kemi sot.
Erion Veliaj dhe sistemi që ai përfaqëson janë fytyra e vërtetë e një Tiranë të shkatërruar nga babëzia dhe mungesa e turpit. Koha për ndryshim nuk është nesër – është sot! Tirana meriton drejtësi, transparencë dhe dinjitet!