Shqiptarët kanë paralajmëruar një tubim në Athinë, policia greke jep urdhër: Të ndalohet grumbullimi

Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë thirrje për një protestë në Athinë sot në orën 19:00  në rrugën “Koris” në zonën e Alimos.

 

Por sipas medias greke Protothema, policia ka dhënë urdhër që të  ndalohet mbajtja e tubimeve nga qytetarët shqiptarë.

Sipas policisë greke “ndalimi është vendosur pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve spitalore, funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”

Artikulli paraprakShiu përmbyt rrugët në Bulqizë, bora shkakton probleme në male
Artikulli tjetërDonald Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare