Duke festuar lindjen e shtypit të lirë në Shqipëri

26-vjetori i numrit të parë të “RD” në median e huaj

Përgjatë brigjeve të Detit Adriatik, në tokën e Ilirisë së vjetër, që nga zonat e gjelbërta të drurëve frutorë, mesdhetarë tek majat me dëborë të maleve, shtrihet Shqipëria. E quajtur kështu nga banorët e këtij vendi ose ndryshe “toka e shqiponjave”, Shqipëria   festoi 26-vjetorin e botimit të të parës gazetë të lirë, “Rilindja Demokratike” (RD).
Vendi kaloi periudhën e pushtimit italian dhe atij gjerman, ndjekur nga lufta civile mes nacionalistëve të udhëhequr nga Balli Kombëtar dhe komunistëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, vendosjen e diktaturës totalitare komuniste nën Enver Hoxhën.
5 vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës, protestat shpërthyen fuqishëm në dhjetor 1990, duke ushtruar presion qeverisë për të lëshuar pe si asnjëherë më parë, duke përfshirë në 5 janar 1991 botimin e artikujve të parë në një media të lirë pas 46 vjetësh në formën e gazetës “Rilindja Demokratike”. E publikuar në Tiranë, gazeta u hap me: “Sot “Rilindja Demokratike” thotë fjalën e saj të parë. Kjo rilindje ka një detyrë të madhe dhe një rëndësi të madhe. Ka marrë detyrën për të thënë të vërtetën”.
“RD” ishte media e parë në Shqipëri që hapur kritikoi regjimin e Enver Hoxhës dhe veproi si një kundërshtare e gazetës së Partisë Komuniste “Zëri i Popullit”. Duke përdorur një zë të ri, të mprehtë, të pavarur dhe të lirë, ajo shumë shpejt u shndërrua në gazetën më popullore në Shqipëri, duke trajtuar rreth 125 000 tema vetëm në vitin e parë. Tani një prej gazetave më të respektuara në median shqiptare, “RD” vazhdon të promovojë vlerat demokratike të lirisë në Shqipëri si një kritike e fortë e mbretërimit të Hoxhës.
Këtë vit në 27-vjetorin e legalizimit të partisë së parë të opozitës në Shqipëri, 26-vjetorin e të parës gazetë të lirë dhe 25-vjetorit të zgjedhjeve të para të lira, ACRE (Alliance of Conservatives and Reformists in Europe) Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë do të organizojë “Samitin e Lirisë në Europë: Trashëgimia e Dëmshme e Komunizmit (6-9 Prill 2017) në Tiranë, Shqipëri, shtëpia e “Rilindjes Demokratike”.

“Aleanca e Konservatorëve dhe Reformistëve në Europë”

Artikulli paraprakZgjohu Gane, ILDKP në gjumë, nuk verifikon pasuritë e pushtave
Artikulli tjetërLufta e qeverisë me median