Afro 1000 njerëz dyshohet se janë viktima të ciklonit Chido që goditi territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka thënë zyrtari më i lartë i ishullit.
Prefekti i Mayotte, Francois-Xavier Bieuville i tha stacionit televiziv lokal La 1ere: “Mendoj se ka disa qindra të vdekur, ndoshta do të arrijmë afër një mijë, madje mijëra.
Ai tha se aktualisht është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i viktimave.
Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha, me ishujt e afërt të Comoro-s dhe Madagascar-it të prekur gjithashtu pasi shpërtheu nëpër Oqeanin Indian juglindor.
Parashikuesi Meteo-France tha se ishte stuhia më e fortë në më shumë se 90 vjet që goditi ishujt.
Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,600 policë dhe oficerë të xhandarmërisë janë në vendngjarje, së bashku me shpëtimtarët dhe zjarrfikësit nga Mayotte dhe territori i afërt i Reunion.
Furnizime po futen gjithashtu në avionë dhe anije ushtarake.
Mayotte ka një popullsi prej pak më shumë se 300,000 banorë të shpërndarë në dy ishuj kryesorë rreth 500 milje larg bregut lindor të Afrikës.
Është rajoni më i varfër i Francës dhe ka luftuar me thatësirën, investimet e pakëta dhe dhunën e bandave për dekada.