E rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kuç të njësisë Dishnicë në Bashkinë e Korçës.

Burime bëjnë me dije se një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak.

Kanë qenë vetë prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën, por 16-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Këtë mëngjes, shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për të miturin, ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar K.C si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.

Artikulli paraprakZyrat e komisionerit i merr SPAK, qeveria vendos t’ia japë ambientet Prokurorisë! Nga 1 janari 2025, kompetencat e komisionerëve publikë i kalojnë Altin Dumanit
Artikulli tjetërI shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe i akuzuar për korrupsion, policia bastis shtëpinë e Artan Grubit!