I shpallur “Non Grata” nga SHBA dhe i akuzuar për korrupsion, policia bastis shtëpinë e Artan Grubit!

Sot në mëngjes policia ka bastisur shtëpinë e ish zv/kryeministrit nga radhët e BDI-së, Artan Grubi dhe shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

Nga MPB thonë se, bastisjet janë bërë rreth dyshimeve për krim në Lotarinë e Maqedonisë.

Artan Grubi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ku siç është bërë publike tanimë ai ndodhet në Kosovë, dhe ka theksuar se është për vizitë private dhe do të kthehet përsëri në Maqedoninë e Veriut.
Derisa gjatë kontrollit në shtëpinë e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami, as ai nuk është gjetur në shtëpi.
Jo zyrtarisht mësohet se në shtëpinë e ish-drejtorit Përparim Bajrami janë gjetur, 50 mijë franga zvicerane.

Artikulli paraprakE rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak
Artikulli tjetërAfera Partizani/ Mbahet seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim