SHBA shuan “ëndrrat” për Berishën: Përsërisim se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për korruspion

Në një reagim, E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka riafirmuar qëndrimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara kundër korrupsionit, duke theksuar se nuk do të angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Ajo e konsideroi një opozitë të shëndetshme si thelbësore për një demokraci të gjallë, por theksoi se procesi politik duhet të jetë i barabartë dhe i ndershëm për të gjithë, duke iu përgjigjr kështu akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i plotë: 

Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

WhatsApp Image 2024 12 17 at 10.19.15

Artikulli paraprakShkollat profesionale, mes nevojës dhe mungesës së planifikimit
Artikulli tjetër“Mbytën” Spanjën me dr*gë, SPAK sekuestron 27 pasuritë e Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut