hërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin me bombë që vrau gjenerali rus dhe komandantin e forcave të mbrojtjes bërthamore, Igor Kirillov në një operacion special që ata kryen në Moskë të martën.
Përfaqësues të SBU, thanë për Reuters se Kievi e konsideron Kirillov një kriminel lufte dhe një “shënjestër absolutisht legjitim”, duke e akuzuar atë për urdhërimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara kundër forcave ukrainase në luftë.
“Një fund i tillë i palavdishëm i pret të gjithë ata që vrasin ukrainasit. Ndëshkimi për krimet e luftës është i pashmangshëm”, kanë deklaruar ata.
Igor Kirillov, i cili drejtoi Forcat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, vdiq jashtë një pallati në Ryazansky Prospect, rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit, nga një bombë e fshehur në një skuter elektrik.
“Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë ,” tha Komiteti Hetimor.
Fotot e postuara në kanalet ruse të Telegramit tregojnë hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë dhe dy trupa të shtrirë në dëborë.
Të hënën, prokurorët ukrainas ngritën akuza në mungesë kundër Kirillov, i cili ka qenë në këtë post që nga prilli 2017, për përdorimin e dyshuar të armëve kimike të ndaluara në Ukrainë, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, sipas gazetës ukrainase në internet Kyiv Independent.