Dy grupet që i shkojnë pas Berishës, Basha: Të parët janë kamikazë, grupi i dytë luan rolin e hipokritit

Lulzim Basha i ftuar në ‘Studio Live’ evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikaz, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit.

‘Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime. Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikaz. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste. Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën. Është zhytur në një hipokrizi por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët. Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar. Këtë përpjekje e ofrojnë demokratët euroatlantike.’

Artikulli paraprakMe Berishën në zgjedhjet e 2025-ës? Basha: Do ishte tradhti e hapur ndaj qytetarëve! Njësoj sikur të bashkëpunosh me bashkëjetuesin politik të Ramës
Artikulli tjetër“Voto Ramën merr peshqesh Berishën, voto Berishën merr peshqesh Ramën”, Basha: Në 11 maj t’i japim fund tangos së tyre kundër interesave të shqiptarëve