Ministri i Drejtësisë për drogën

Problemi është shumë serioz. Duhet të shkulim hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit.
Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash.
Ka një konsensus të përgjithshëm që fenomeni është përhapur dhe kjo është pozitive.
Nëse ne nuk ndërhyjmë, siguria është shumë herë më e rrezikuar se gjithë fenomenet e tjera.
Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.
Për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme.

Artikulli paraprakTrump rikthen Winston Churchill në Shtëpinë e Bardhë
Artikulli tjetërPresidenti për farën e kanabisit