Gjykata shpëton dy pallate të tjera në Kombinat, rrëzon Bashkinë Tiranë

Nga Erisa Kryeziu

Dy vendime të tjera të Bashkisë Tiranë për shembje të pallateve në zonën e Kombinatit janë rrëzuar së fundmi në Gjykatën Administrative.

Gjykata hodhi poshtë vendimet për dy pallate në “Rrugën ish-Fabrika e Qelqit” dhe “Mihal Grameno” për të cilat qenë ankuar një grup qytetarësh të përfaqësuar nga Qendra Res Publica.

Banorët e Njësisë Administrative Nr.6, që njihet si Kombinati, ishte një nga zonat që u prek nga lëkundjet e forta të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Procesi i vlerësimit të dëmeve atje u shoqërua me kontestime, pasi disa ndërtesa u klasifikuan të dëmtuara rëndë edhe pse banorët këmbëngulnin se dëmet ishin të riparueshme. Ata kundërshtuan vendimet duke organizuar protesta dhe organizime shoqërore të cilat vijojnë edhe sot të advokojnë për të drejtat e banorëve.

Vetë institucionet qenë kontradiktore në vlerësimin e dëmtimeve ndërsa pesë vite më vonë Qendra Res Publica thotë se ka arritur të rrëzojë në gjykatë vendimet për shembjen e 19 pallateve.

Artikulli paraprakPa heqjen e non-gratës, diskutimi për rrotacion as nuk mund të fillojë
Artikulli tjetërJo vetëm Vuçiç dhe Dodik, Shqipëria prej 11 vitesh drejtohet nga një autokrat!