“Voto Ramën mban Berishën, voto Berishën mban Ramën”, Basha: Në 11 maj refuzojmë këtë sistem të kalbur, për një politikë në shërbim të familjeve shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën.

Në një video të postuar në facebook nga intervista e djeshme, Basha shkruan se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.

Sipas tij, është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare.

Postimi i plotë i Bashës:

Voto Ramën, merr peshqesh Berishën. Voto Berishën, merr peshqesh Ramën, ky është teatri që duan t’u imponojnë qytetarëve përmes pazareve të tyre për amnistinë e të korruptuarve dhe mbylljes së listave.

Më 11 maj, shqiptarët kanë mundësinë t’i japin fund tangos së interesave personale të dyshes Rama-Berisha, që kanë mbajtur vendin peng për dekada. Është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një rrugë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës, për një politikë që u shërben familjeve shqiptare, jo interesave të Trekëndëshit të Bermundës.

Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakEuropol operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 9 persona dhe sekuestrohen 25 milionë euro në kriptovaluta! Ja roli i anëtarit të grupit kriminal me bazë në Shqipëri
Artikulli tjetër“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”- Analiza e REL: Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret! Kur mund të bëhet funksionale dhe çfarë përfitohet