Dyshohet se ka ndërhyrje në zgjedhjet në Rumani, Bashkimi Evropian nis hetimet ndaj TikTok! Ja urdhri që u dha

Komisioni Evropian ka iniciuar procedurat kundër TikTiok-ut, nën dyshimin se është i përfshirë në ndërhyrjen e zgjedhjeve, veçanërisht në procesin zgjedhor në Rumani që u mbajt muajin e kaluar.

 

Bashkimi Evropian ka thënë se do të kërkojë informacione nga rrjeti social kinez dhe do të shqyrtojë politikën e tij për reklamat politike dhe përmbajtje me pagesë, si dhe sistemet e TikTok-ut për të gjeneruar rekomandime dhe rreziqet nga manipulimi, ka raportuar CNN.

Më 5 dhjetor, Komisioni e ka urdhëruar TikTokun t’i ngrijë të dhënat që ndërlidhen me zgjedhjet rumune, bazuar në Aktin gjithëpërfshirës të Shërbimeve Digjitale, i cili rregullon mënyrën e operimit të kompanive të mëdha të rrjeteve sociale në Evropë.

Gjykata e lartë e Rumanisë anuloi zgjedhjet presidenciale pas akuzave se pati ndërhyrje të Rusisë, pas fitores së ultranacionalistit pro-rus Calin Georgescu, në raundin e parë.

Inicimi i procedurave të martën (17 dhjetor) e fuqizon Komisionin që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm të zbatimit dhe t’i pranojë angazhimet e marra nga TikToku.

Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
Artikulli tjetërPo ikin deri në Irlandë, mijëra shqiptarë kërkojnë azil! Ja shteti që pret aplikimet më të mëdha