Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore!

Nga Alban Daci

Përpjekjet për të votuar shqiptarët që janë jashtë po hasin një muri problematikash që nuk lidhen me vullnetin e kësaj të fundit për të ushtruar të drejtën e votës e mohuar padrejtësisht gjithë këto vite, por me mungesën e vullnetit dhe besimit që ka klasa politike mes vetit.

Një klasë politike e cila nuk ka besim tek institucioni i votës është jo e dobishme edhe e besueshme edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike ose edhe për ta përfaqësuar apo konsoliduar edhe vetë demokracinë.

Formulat që janë diskutuar në lidhje me modalitetin e votimit të shqiptarëve që jetojnë janë nuk janë trajtuar në interesin e shtetasve, por vetëm në optikën që vota e tyre të mos jetë e devijueshme ose në raste të tjera t’i shërbejë vetëm një subjekti politik e mundësisht atij që ka të gjitha pushtetet në dorë.

Sondazhet dëshmojnë se vota e shqiptarëve janë është determinuese për këto zgjedhje. Në fakt, nuk është se kishim nevojë që të na e tregonin këtë sondazhet, mjafton të kemi parasysh se shumica e shqiptarëve me të drejtë vote tashmë jeton jashtë vendit.

Palët siç duket kanë arritur në një formulë thuajse përfundimtare që shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë përmes postës. Kjo formulë në fakt është tej komplekse, sepse shqiptarët duhet të bëjnë një seri gjerash, që tek regjistrimi në një “data basë” që do të krijohet enkas nga KQZ dhe në fakt këtë nuk kam arritur ta kuptojnë për çfarë duhet, ku të gjithë shqiptarët që janë jashtë janë në regjistrat themeltar të Gjendjes Civile si shtetas shqiptar e thuajse të gjithë, me ndonjë përjashtim të vogël posedojnë edhe pse jetojnë jashtë si kartën e identitetit ashtu edhe pasaportën.

Gjithashtu, edhe pse jo në mënyrë përfundimtare, shqiptarët që jetojnë janë në të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar do të duhen të përballen edhe koston e paguar prej tyre për të dërguar me postë fletën e votimit në Shqipëri.

Kjo formulë tashmë e dakordësuar nga palët me kompleksitetin e saj do ta dekurajojë pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë në votime.

Kjo lloj formule ka bërë që palët të dakordësohen, sepse palët apo subjektet politike nuk duan të heqin dorë nga politizimi i procesin zgjedhorë në mënyrë që mund ta kontrollojnë dhe ta menaxhojnë në interesin e tyre.

Reformën më të rëndësishme për zgjedhje sa më demokratike dhe të lira, siç duket klasa politike shqiptare nuk e ka akoma vullnetin apo besimin për ta bërë siç duhet e që duhet të jenë kështu:

– Depolitizimi i KQZ dhe i procesit zgjedhor. Forcat politike nëse duan, maksimumi duhet të kenë vëzhgues duke qenë se janë organizata vullnetare:

– Depolitizimi i Shërbimit Diplomatik i cili vazhdon të konsiderohet një hambar privilegjesh dhe punësimi për njerëzit e politikës e të pushtetit.

Mungesa e këtyre dy reformave thelbësore si dhe mungesa e besimit që politika duhet të ketë tek institucionet po i pengon shqiptarët që jetojnë jashtë të votojnë si shumica e diasporave të tjera të Europës.

Vendet të tjera si Kosova e ka bërë zgjidhjen që emigrantët të votojnë në selitë diplomatike duke hapur rreth 22 qendra votimi.

Ndërsa vende të tjera që si Moldavia dhe Rumania në bashkëpunim me autoritetet vendase ku jetojnë qytetarët e tyre hapin qendra votimi që menaxhohen nga specialistë të zgjedhur me konkurs nga Komisioni Zgjedhor dhe jo përfaqësues politike të subjekteve politike.

Gjithashtu, flitet se tashmë ka filluar fushata elektorale edhe në Diasporë dhe për shkak të shpenzimeve të mëdha për takime, distancave të mëdha, duket se janë të favorizuar dy partitë kryesore në vend, ajo që është në pushtet dhe ka të gjitha derivatet e institucioneve nën shërbim si dhe ndoshta, por me një impakt shumë më të vogël partia më e madhe opozitare.

Partitë e tjera, për shkak të mungesës së strukturave dhe mungesës së mundësive financiare dhe organizative duket se janë në pamundësi për të dhënë ofertën e tyre politike.

Kjo krijon një pabarazi mes subjekteve të reja dhe atyre tradicionale duke ndëshkuar padrejtësisht të parat dhe duke favorizuar vetëm të dytat.

Këto problematika siç duket partitë kryesore as që nuk janë munduar t’i marrin parasysh, por siç duket edhe vetë KQZ nuk është se i ka analizuar me rigorozitet këta problematike, sepse fondi për partitë vazhdojnë të favorizojë partitë e mëdha tradicionale shqiptare duke paragjykuar kështu se ata që janë të “vogla” janë të destinuara të mbeten gjithmonë ashtu pavarësisht ofertës politike që kanë.

Ky lloj standardi ose paragjykimi bie hapur ndesh në mundësinë reale për të ndodhur një rotacion serioz pushteti që ndoshta vetë demokracia shpesh ka nevojë.

Artikulli paraprakKushtetuesja përballë krimit: A do t’i rrëzojnë bandat nesër përgjimet e “Sky Ecc”?
Artikulli tjetërSHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun