Akuzat e Metës, Basha: Atij i ka mbetur ora, por aty ku është nuk i duhet

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ju është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të bëra kundër tij nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I ftuar në “2984” në Vizion Plus të komedianit Albano Bogdo, ky i fundi e pyeti Bashën se çfarë komenti ka për akuzat e bëra nga Ilir Meta, i cili shpesh ka thënë se “Lulzim Basha gënjen dhe për orën”.

Basha me ironi tha se Metës i ka humbur ora, edhe pse aty ku është (duke nënkuptuar burgun), nuk i nevojitet.

Pjesë nga biseda:

Bogdo: Meta ka thënë që Basha gënjen dhe për orën.

Basha: Unë di që atij i ka mbetur ora, edhe pse nuk i nevojitet.

Artikulli paraprakBasha ironi me drejtuesin e emisionit: Meqenëse e ke mendjen vetëm te seksi, na voto në 11 maj të marrësh 20 mijë euro për fëmijën e tretë
Artikulli tjetërBasha apel për të gjithë politikanët: Të bëjmë Vettingun, t’u tregojmë shqiptarëve kush është i korruptuar e kush jo