Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, i ftuar në 2984 të komedianit Albano Bogdo në Vizion Plus, ka bërë një apel publik për kolegët e tij në politikë.
Basha tha se nëse politikanët duan tu tregojnë shqiptarëve të vërtetën mbi pasurinë e tyre, atëherë duhet të bëjnë të gjithë vetting.
Ai tha se do të ishte politikani i parë që do të kalonte në vetting, e më pas të gjithë të tjerët duhet të bënin të njëjtën gjë.
“Unë kam një ftesë për të gjithë politikanët që të bëjmë vettingun. Pastaj e ndajmë shapin nga sheqeri, kush është i lidhur me krimin e kush jo”, tha Basha.