Gati për hapin e madh në karrierë, ylli i Kombëtares refuzon rinovimin e kontratës

Mbrojtësi Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Largimi i tij nga skuadra e Empolit duket vetëm çështje kohë.

Gazetari italian, Nikolo Shira bën me dije se Ismajli ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me klubin toskan. Empoli i ka ofruar lojtarit të Kombëtares shqiptare rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në qershor të vitit 2025, por përgjigja e tij ka qenë negative.

Për Ardian Ismajlin janë të interesuar Juventusi dhe Napoli, me këtë të fundit që janë më afër transferimit të tij. Tashmë mbrojtësi 28-vjeçar është gati të luajë për një klub të madh të Serisë A. Kujtojmë që shqiptari është kapiten te klubi i Serisë A, ndërkohë që gradualisht është shndërruar edhe në një lider në Kombëtaren kuqezi.

Artikulli paraprakSi të qetësoni kollën gjatë natës, ja këshillat dhe trajtimet natyrale
Artikulli tjetërTurqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në Siri pas rënies së qeverisë së Bashar al-Assadit