Do të hetohen si grup i strukturuar kriminal, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në seancë! Ilir Beqaj: Ku janë lekët që kam vjedhur

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në seancën në GJKKO kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin, pasi togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte të përfshirët në dosjen e “Sterilizimit” si grup i strukturuar kriminal.

 

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë që “ku janë lekët që paskam vjedhur”.

Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.

Ndërkohë seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.

Artikulli paraprakSkenë e papranueshme në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
Artikulli tjetërAlbano Bogdo ia thotë në sy Bashës: Kam pritshmëri të larta për ty. Je politikani më i sulmuar nga të gjitha palët njëkohësisht. Ja ngjashmëria me Trump…