Juventusi i Tiago Motës rikthehet te fitorja pas katër barazimeve radhazi dhe kjo gjë e lumturon shumë Tiago Motën. Ai analizoi ndeshjen pas triumfit për mikrofonat e DAZN.
“Niko Gonzalezi dhe Ueston Mekeni na kanë dhënë një shtysë të rëndësishme, edhe pse po luajnë jashtë pozicionit të tyre. Ata i bëjnë këto rolë në mënyrë perfektë sepse janë lojtarë të një niveli të lartë dhe me qasjen e duhur. Për një trajner është kënaqësi të kesh lojtarë të tillë në skuadër.
PIKAT E DOBËTA– “Ne gjithmonë kemi vuajtur me ekipet që mbyllen pas dhe më pas nisen në kundërsulm. Ishte shumë e rëndësishme ta mbyllin ndeshjen, është pjesë e rrugëtimit tonë rritës. Në pjesën e dytë ata filluan të sulmon më shumë. Ne u mbyllëm, por nuk e bënim mirë tranzicionin. Duhet të niseshim para me kualitet, por nuk e bëmë”.
NIKO GONZALEZ– “Sa i përket rolit të tij, është në varësi të kundërshtarit. Ai mund të luajë si trekuartist në mënyrë perfekte. Ai i lexon mirë pasimet e mesfushorëve dhe është një pozicion që ka luajtur më parë. Është një futbollist që mund të luajë në role të ndryshme dhe kjo është diçka speciale. Në pozicionin e trekuartistit e shoh mirë, por duhet që edhe ai të ndihet mirë”.
LLOGARITË– “Llogaritë bëhen në fund të sezonit. Ne do të shkojmë në fushë për të dhënë gjithmonë më të mirën tonë”.