Nika i PD Euroatlantike paraqet amendamente për projekt-buxhetin Vlorë: Reflektojnë nevojat e qytetit

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë Vlorë, Gjergji Nika, njofton se ka paraqitur disa amendamente për projekt-buxhetin e Bashkisë Vlorë në këtë këshill bashkiak.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Nika shprehet se “këto propozime e amendamente reflektojnë nevojat e qytetit dhe qytetarëve të Vlorës, pasi vënë theksin në përmirësimin e jetës dhe nevojave të qytetit, menaxhimin urban, ruajnë trashëgiminë kulturore, shmangien e disa shpenzimeve të tepërta e të pajustifikuara si edhe garantojnë një buxhet më efikas dhe të mirëmenaxheshëm“.

Më poshtë postimi i plotë:

Miq,

Bazuar në Nenin 53, pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak, miratuar me Vendim nr. 35, datë 28.03.2022 të Këshillit Bashkiak, në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, paraqita sot disa propozime dhe amendamente, të cilat gjykoj se duhen përfshirë në Buxhetin e Bashkisë Vlorë për vitin 2025.

Mendoj se këto propozime e amendamente reflektojnë nevojat e qytetit dhe qytetarëve të Vlorës, pasi vënë theksin në përmirësimin e jetës dhe nevojave të qytetit, menaxhimin urban, ruajnë trashëgiminë kulturore, shmangien e disa shpenzimeve të tepërta e të pajustifikuara si edhe garantojnë një buxhet më efikas dhe të mirëmenaxheshëm.

Më hollësisht propozova që:

a. Rikonstruksioni i Kopshtit “1 Maji” – 265,863,617 lekë të zëvendësohet me:
Hapësirë parkimi në zonën e Lungomares (2 kate nëntokë dhe 3 kate mbi tokë) – Vlera: 255,000,000 lekë.

b. Rikonstruksioni i trotuareve përgjatë rrugës Transballkanike – Vlera: 152,279,383 lekë dhe Rikonstruksioni i shkallëve të Kuzum Babasë – Vlera: 28,000,000 lekët të zëvendësohen me:
Terminalin e autobuzëve dhe mjeteve të komunikimit urban – Vlera: 180,000,000 lekë.

Propozova që në investimet për institucionet vartëse të menaxhuara nga Bashkia

Blerje stolash nga Ndërmarrja e Gjelbërimit:
Nga 1,000,000 lekë të bëhet 2,000,000 lekë.

Po ashtu propozova që të rikthehet sa më shpejt në identitet i Sahati i qytetit dhe riparimi i tij me një vlerë të parashikuar 2,000,000 lekë.

Një zë tjetër në buxhetin për 2025 që duhet rishikuar mendoj se është rritja e vlerës së programeve buxhetore ku:

Gjelbërimi:
Nga 3.67% të bëhet 5%.
Kujdesi social për të sëmurë dhe PAK:
Nga 0.81% të bëhet 2%.
Familjet dhe fëmijët:
Nga 1.82% të bëhet 2.3%.

Natyrisht që duhen riparë edhe shpenzimet për aktivitete kulturore, artistike, sportive, sociale dhe turistike, të cilat mendoj se janë të ekzagjeruara.

Kalimi i stafetes së titullit “Vlora Qyteti Europian i Sportit” tek Shkodra: Vlera 3,500,000 lekë (Të hiqet).

Festa e 7-8 Marsit:
Nga 1,500,000 lekë të bëhet 600,000 lekë.

Vlora Marathon 2025 (Prill):
Vlera 6,340,025 lekë (Të hiqet).

Çelja e Sezonit 2025 (Maj):
Nga 15,800,000 lekë të bëhet 3,800,000 lekë.

Aulona Folk Festival (Maj 2025):
Nga 1,500,000 lekë të bëhet 2,500,000 lekë.

1 Qershori:
Nga 1,000,000 lekë të bëhet 500,000 lekë.

Turneu ndërkombëtar i Beach Volley (2025):
Nga 4,000,000 lekë të bëhet 1,500,000 lekë.

Festivali Veror i Gushtit:
Nga 5,000,000 lekë të bëhet 3,000,000 lekë.

Fletëpalosje dhe materiale promovuese për qytetin: Nga 3,000,000 lekë të bëhet 1,500,000 lekë.

Panairi në Bari – Itali:
Nga 3,000,000 lekë të bëhet 2,000,000 lekë.

Panairi në Berlin – Gjermani:
Nga 4,500,000 lekë të bëhet 2,000,000 lekë.

Instalacione “I LOVE Vlora”:
Nga 3,000,000 lekë të bëhet 1,000,000 lekë.

Festa e Pavarësisë + Marketi i Krishtlindjeve:
Nga 10,670,000 lekë të bëhet 5,000,000 lekë.

Festa e Fundvitit:
Nga 4,800,000 lekë të bëhet 3,500,000 lekë.

Vlera e ulur nga këto aktivitete është 40,710,000 lekë dhe të përdoret si vijon:

Klubi Shumësportësh “Flamurtari”: 3,000,000 lekë.

Rritja e vlerës për programet buxhetore: 37,710,000 lekë.

Po ashtu duhen reduktuar shpenzimet për karburatin dhe të investohet më tek sportet në qytetin tonë; jo për fasadën, por për një investim real në atletikë, not, qitje, Tae Kwon Do, basketboll e volejboll, etj, do të sjellë që angazhimi i të rinjve në sporte të jetë realisht kontribut qytetar dhe për të ardhmen.

Për çdo propozim në emër të grupit bashkëngjitur ishin edhe argumentimet përkatëse.

FB IMG 1734977810320

FB IMG 1734977812456

FB IMG 1734977814080

FB IMG 1734977816216

FB IMG 1734977818331

Artikulli paraprakTë shpëtojmë Shqipërinë nga mentaliteti i diktaturës së proletariatit
Artikulli tjetërKërkon qeveri teknike para zyrës së Veliajt, jo para asaj të Ramës