Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi/ Humbin jetën 12 persona, dyshohet se…

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në Turqi, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë municionesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Karesi të Balikesir në Turqi .

Sipas deklaratës së guvernatorit të rajonit, Ismail Ustaoglou, nga shpërthimi ka viktima dhe të lënduar të konfirmuar.

Informacionet e para flasin për 12 persona që humbën jetën dhe 3 të plagosur.

 Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në Turqi

mediat turke raportohet ndër të tjera se aktualisht nuk ka të dhëna për sabotim, ndërsa provat e deritanishme tregojnë se shpërthimi ishte aksidental.

Artikulli paraprakGjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon ankimin e Ajola Xoxes për kontrollin nga SPAK
Artikulli tjetërNga Berisha te Kjaer dhe Dele Ali, sa shumë lojtarë pa kontratë që presin… momentin