Redukton oreksin, forcon imunitetin dhe ndihmon me pagjumësinë! Ky është fruti më i mirë i dimrit

Një nga frutat që hahet më shpesh në këtë periudhë është kivi. Kivi e ka origjinën nga Kina, dhe sot rritet në shumë vende të botës.  

 

Më poshtë gjeni disa nga përfitimet shëndetësore

Forcon imunitetin

Kivi është i njohur për përmbajtjen e tij të lartë të vitaminës C, e cila luan një rol kyç në forcimin e imunitetit . Një kivi mund të sigurojë më shumë se sasia e rekomanduar ditore e vitaminës C dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundjet. Kivi është i pasur me antioksidantë, duke përfshirë polifenole dhe karotenoidë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit dhe radikalëve të lirë, duke reduktuar inflamacionin.

Promovon humbjen e peshës

Kombinimi i fibrave dhe vlerave të ulëta kalorike në kivi krijon një ndjenjë të ngopjes, e cila ndihmon në kontrollin e oreksit dhe nxit humbjen e peshës.

Ai përmirëson cilësinë e gjumit

Kivi përmban serotonin, e cila lidhet me rregullimin e gjumit. Konsumimi i kivit para se të flini mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë dhe kohëzgjatjes së tij, gjë që e bën atë një opsion të shëndetshëm për zgjidhjen e çrregullimeve të gjumit.

Redukton rrezikun e osteoporozës

Vitamina K është e nevojshme për shëndetin e kockave dhe marrja e duhur ndihmon në lidhjen e kalciumit dhe kontribuon në kocka të forta dhe të shëndetshme. Kivi është një burim i mirë i kësaj vitamine, thekson dietologia.

Artikulli paraprakGruaja e ish-presidentit sirian kërkoi të shpërngulet në Londër/ Britania shqyrton ndalimin e hyrje së Asmës në vend pas raportimeve të divorcit me Bashar al Assad
Artikulli tjetërStudimi: 1 në 127 njerëz në mbarë botën kanë autizëm, pothuajse dyfishi i vlerësimit të mëparshëm