Gjysma e Fierit pa ujë të pijshëm

Më shumë se gjysma e Fierit ndodhet pa ujë të pijshëm. Ngricat i gjetën të papërgatitur qytetarët, por edhe ujësjellësin. Bilanci i motit të acartë është një sfidë për punonjësit e Ujësjellësit. Mungesës së ujit i shtohet edhe kostoja ekonomike. Ujësjellësi ka vendosur në dispozicion krahun e punës, por materialet duhet t’i blejnë vetë abonentët.
Ndërkohë çarja e pompave të ujit nuk është raportuar, por ka ndodhur në masë. Qytetarët po i riparojnë me shpenzimet e tyre që fillojnë nga 60 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra.
E vetmja mënyrë për të shmangur dëmet nga ngricat është lënia e ujit në rrjedhje, por edhe ajo ka kosto. Ngricat e dhjetë ditëve më parë shkaktuan çarje të sistemit të furnizimit me ujë në Fier. E njëjta situatë është edhe në Patos, Roskovec dhe Ballsh.

Artikulli paraprakVrasja e 32-vjeçarit në Vlorë, shkak prishja e pazareve të drogës
Artikulli tjetërTirana zgjohet pa drita e pa ujë