Një pjesë e Tiranës është zgjuar dje pa energji elektrike dhe ujë. Në mesnatë, nënstacioni i Kasharit është përfshirë nga flakët dhe, sipas një njoftimi për shtyp të OSHEE-së janë djegur të gjithë fidrat 20 kilovolt. Kjo ka bërë që zonat si Unaza e Re, Kamza, Yzberishti, Kashari, autostrada Tiranë-Vorë dhe anasjalltas e deri në Mëzez të mos furnizohen me energji elektrike. Aktualisht, sipas OSHEE po punohet për riparimin e dëmit, por ajo thotë se do të duhen disa orë për vënien në punë të nënstacionit. Deri në riparimin e dëmit në këto zona do të ketë kufizime edhe të furnizimit me ujë të pijshëm. Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se në stacionet e pompimit Bërxull, Laknas dhe atë në autostradë mungon energjia elektrike.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...