Frikë për të ardhmen! Miliona besimtarë festojnë Krishtlindjen nën hijen e luftës dhe konflikteve

Miliona të krishterë festojnë sot Krishtlindjen, një festë që këtë vit është lënë në hije nga lufta në Rripin e Gazës, në Ukrainë dhe në shumë pjesë të tjera të botës.

 

Në Vatikan, Papa Françesku pritet të përsërisë sot thirrjen e tij për paqe në Lindjen e Mesme dhe kudo në botë gjatë bekimit të tij tradicional “Urbi et Orbi”.

Dje, në prag të Krishtlindjeve, Papa Françesku njoftoi fillimin e “Vitit të Shenjtë” 2025 të Kishës Katolike Romake, një pelegrinazh i madh global për të cilin më shumë se 30 milionë besimtarë nga e gjithë bota pritet të dynden në Romë.

Më pas ai drejtoi meshën në mesnatë, ku u bëri thirrje besimtarëve të mendojnë për “luftërat, fëmijët që janë vrarë, bombat në shkolla dhe spitale”, duke iu referuar sulmeve izraelite në Gaza, “brutalitetin”.

Ukrainë

Ukraina, e cila për të dytin vit radhazi feston Krishtlindjet më 25 dhjetor, si në Perëndim, dhe jo më 7 janar bazuar në kalendarin e vjetër të ndjekur nga Kisha Ortodokse Ruse, u zgjua mëngjesin e sotëm me nën “shiun” e raketave.

Një alarm ajror u dha në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit sot, ndërsa raketat ruse u lëshuan në Kharkiv, qytetin kryesor në Ukrainën lindore, dhe në shumë nga infrastrukturat energjetike të vendit.

Gaza

Lufta në Gaza la në hije natën e Krishtlindjeve edhe për një vit në qytetin palestinez të Betlehemit, djepin e Krishtërimit, ku disa qindra besimtarë u mblodhën brenda dhe rreth Kishës së Lindjes së Krishtit.

Betlehemi e ka të vështirë të festojë Krishtlindjet këtë vit, tha Anton Salman, kryebashkiaku i qytetit të pushtuar të Bregut Perëndimor, i cili është vetëm rreth 10 kilometra nga Jeruzalemi, në anën tjetër të murit të ndërtuar nga Izraeli.

Një pemë e madhe e Krishtlindjeve është vendosur në sheshin ngjitur me Manger, por si vitin e kaluar, autoritetet lokale kanë vendosur të mos organizojnë ngjarje të mëdha festive.

Siri

Në Siri , ku Presidenti Bashar al-Assad u përmbys më 8 dhjetor, autoritetet e reja, të udhëhequra nga islamistët, tentuan të qetësonin të krishterët.

“Nuk ishte e lehtë në rrethanat aktuale të mblidheshim dhe të luteshim me gëzim, por falë Zotit, ia dolëm,” tha Sarah për AFP, e cila mori pjesë në meshën në Katedralen Ortodokse Siriane të Shën Gjergjit në Damask.

Artikulli paraprak106 vjet nga Kongresi i Durrësit, pati qëllim vazhdimësinë e shtetit shqiptar
Artikulli tjetërLautaro “i fikur”, për Interin mendon Turam. Sulmuesi francez ka kaluar momentin “e artë” në vitin 2024…