Analisti Namir Lapardhaja komentoi në Report Tv gjetjet e sondazhit lidhur me ndarjen e mandateve në disa qarqe nëse zgjedhjet do bëheshin sot.
Lapardhaja tha se sondazhi nxjerr fitues socialistët pasi PD është e përçarë.
‘Sondazhet janë mekanizëm të matjes së opinionit publik. Ajo që vihet re, është shformësimi i opozitarizmit. Grupimi i Berishës nuk ka më monopolin e opozitës. Nuk ka një opozitë monolite. Por ka disa përfaqësi opozitare që mendoj se është herët për të dhënë përfundim të saktë për mandatet në zgjedhjet e ardhshme. Fakti që mazhoranca paraqitet e fortë në sondazhe, tregon dobësinë e opozitës. Për shkak të konfliktit në PD, dhe për luftën civile brenda demokratëve. E ka dekurajuar votën opozitare.

Askush nuk mendon se opozita është e gatshme të qeverisë vendin. Target grupet e pyetura japin një vlerësim por jo përfundimtar. Në lojën politike është futur SPAK e shoh si element vendimtar në zgjedhjet. besoj dhe mendoj që Prokuroria e Posaçme të vijojë goditjen ndaj elementëve të korruptuar ndaj mazhorancës dhe ndaj atyre që mbajnë peng frymën opozitare.’
Lapardhaja e sheh rritjen e mazhorancës edhe për shkak të mungesës së frymës nga opozita dhe mbajtjes së saj peng për shumë kohë nga Berisha dhe Meta.
“Nuk duhet të harrojmë dhe të lemë pa përmendur se sot u paraqit në SPAK kryetari i bashkisë, që po njihet me akuzën. Ka qenë element i rëndësishëm i fushatës në kryeqytet. Për sa kohë drejtësia do bëjë punën e saj i ngelet qytetarëve të vlerësojnë situatën. E shoh rritjen e mazhorancës pavarësisht goditjes nga SPAK e shoh të lidhur me mungesën e frymës nga ana e opozitës si pasojë e marrjes peng nga figura të politikës së vjetër që qytetarët shqiptarë i kanë larguar në 2013. SPAK si elefanti në dhomën e madhe të politikës. Deri më sot nuk ka gara mes alternativave por mes kampeve. Uroj që shqiptarëve ti jepet liria dhe pacenueshmëria e së drejtës së votës pa trysninë e politikës. Marrja e PD nga Sali Berisha apo Ilir Meta jo vetëm që nuk shton vota në shportën e opozitës, socialistët i bënë më shumë socialistët ndërkohë që elektorati gri e largon.”
Më tej shton se partitë e reja do kenë mundësi edhe sipas sondazhet të marrin disa mandate.
Opozita shton ai është e ndarë pasi një pjesë akuzon tjetrën si e Veliajt, ndërsa ata të tjerët akuzojnë pjesën tjetër si të Ballukut.
‘Marrëveshja Berisha Rama për të liruar të korruptuarit dhe për mbylljen e listave. Kemi nga njëra anë Berishën që kërkon mbylljen e listave, ndërkohë që Rama deklaron se ai vetë dhe të tjerët në PS do garojnë në listat e hapura. Nuk ka ndodhur një gjë e tillë në PD-në. Kjo lloj opozite është shndërruar në një paradhomë të luftës së brendshme. Një pjesë sulmonte pjesën tjetër si mbështetëse e Veliaj kundër Ballukut, ndërsa pjesa tjetër sulmonte pjesën tjetër si mbështetëse e Ballukut kundër Veliajt.’