Milioneri Peza flet budallalliqe para gazetarëve

Deputeti i PS dhe ish-gazetari Alfred Peza ka folur për mediat jashtë Parlamentit për të sqaruar pasurinë e tij prej 1.1 miliardë Lekë. Në reagimin e tij qesharak, deputeti Peza tha se kur ishte gazetar e adhuronin të gjithë, sapo i hyri politikës u bë delja e zezë.
“E gjitha çfarë ka ndodhur këto tre ditë s’ka qenë betejë me të vërtetën e PD. Sepse po të ishte me të vërtetën, në 4 ditë vetëm foli politika dhe nuk tha asgjë. Nuk tregoi asnjë gjë, asnjë provë. Dhe nuk ishte vetëm një betejë politike, por edhe asnjë betejë morale.
Sepse po të ishte, gazetarët të paktën të shkonin tek pronarët e tyre dhe të pyesnin kur punonte te Vizon Plus pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogë, kur punonte te Klani sa e kishte rrogën, kur punonte tek Koha Jonë sa e kishte, kur punonte tek Ora Neës sa e kishte e kështu me radhë. Por çfarë beteja ka qenë kjo? Është beteja e ziliqarëve për paratë e mia. Do doja t’i justifikoja, por nuk i justifikoj dot. Ju nëse do donit mund të vinit të më kontaktonit mua, kolegun tuaj me të cilin keni punuar 20 vjet.
Unë i kam pasur gati dokumentet. Do doja shumë t’ia jepja këto dokumente sot, por ILDKP ka vendosur të nisë hetimet sot dhe nuk mund t’i jap, por do t’i dorëzoj në ILDKP. Alfred Peza kur ishte në media ishte i adhuruar nga të gjithë, sapo hyra në politikë u bëra delja e zezë. Pasuria e Alfred Pezës sapo hyra në politikë është shtuar me 0 Lekë, përveç të ardhurave nga bizneset apo paga si deputet”, tha Peza.

Artikulli paraprakCeremonia e Trump, republikanët në zgjedhje përkrah PD-së!
Artikulli tjetërRritet bilinaci, 12 viktima nga i ftohti, vdes i pastrehi në Korçë