Çmimet e ushqimeve të papërballueshme për qytetarët: Marrim borxh për të festuar

Me ngrohtësinë e festave të fundvitit, vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, këtë magji  duket se festave të fundvitit i’ua heqin çmimet e larta të produkteve në treg. Ata që e vuajnë me tepër janë padyshim mosha e tretë, e cila shprehet se tryeza e tyre do të ketë më pak.

Një qytetar ka ndarë mendimin e tij se përveç çmimeve, shqetësim janë edhe pensionet.

“Se përballojmë dot, shumë keq, çmimet janë rritur disa herë ndërkohë që pensionet është turp të flasim. S’kemi të tjera përveç kësaj çfarë po bëjmë festa të tjera. Di vetëm të uroj ishalla ky vit më i mbarë dhe të jemi me të kënaqur, jo me këto siklete”, tha ai.

Tjetër qytetare shprehet se po abuzohet me çmimet dhe është diçka që ndodh çdo vit.

“Asgjë s’kam blerë, erdha sot për të blerë, nuk më erdhi terezia të shofim mbase do ulen. Mbase edhe abuzojnë përderisa janë kaq shtrenjtë. Vit për vit ky muhabet është nuk është vetëm këtë vit.”

Zotëria i radhës tha se nuk blen dot as gjërat bazike.

“Bajame kam blerë, me shumë vështirësi se janë 14 mijë lekë. Tregtarët në këtë periudhë abuzojnë shumë”, tha qytetari.

Disa prej tyre madje mendojnë se zakonisht festat shfrytëzohen për manipulim me çmimet. Gjeli i detit duket se nuk do të jetë në çdo tavolinë këtë vit, pasi çmimi i tij është i kripur.

“Shumë shtrenjtë me rrogën që marrim nuk e përballojmë dot. Për hatër të fëmijeve edhe me borxh po marrim. Po marrim lekë te komshinjtë, te miqtë, se njerëz jashtë shtetit nuk kam. Edhe atë fëmijë që kam ai është keq për vete edhe atje, nuk na ndihmon dot”, shprehet një qytetarë.

“Sipas të ardhurave që kemi ne shumë të shtrenjta janë çmimet, jo sot por edhe përdita edhe për festa i ngrejnë shumë. Në çdo festë e gjithë bota bëjnë ulje, dhurojnë, vetëm te ne çmimet shkojnë në qiell sikur do ngjallen ata për një ditë”, tha një zonjë.

Pensionistja tjetër ka theksuar se me sa janë rritur çmimet.

“100 mijë lekë marrim, ja dilni dot me 100 mijë lekë? Çfarë do bëjmë, kalamajtë kanë hallet e tyre, ne dy pensionista aq sa të mundemi. Me sa janë rritur? Me 20 -30 molla deri dje pardje qe me 50 sot ishte me 80 po e njejta mollë.”

Përballë këtyre çmimeve të rritura, në disa raste nga tregtarët e mëdhenj apo dhe nga ata të vegjël, qëndron konsumatori i cili është stepur dhe nuk blen dot më si më parë.

Artikulli paraprak13% e europianëve punojnë edhe pas daljes në pension, dallimi mes vendeve
Artikulli tjetërTjetër stadium me kullë? Hapet gara për ndërtimin e Selman Stërmasit dhe zonës përreth