Juventus me logo të re

Juventusi prezanton logon e re. Kampionët e Italisë ndryshojnë “look” duke parë nga e ardhmja me presidentin e bardhezinjve, Andrea Agnelli që ishte prezent në skenën e Muzeut të Teknologjisë dhe Shkencës në Milano mes shumë figurave të së tashmes dhe të kaluarës së Juves, për të prezantuar emblemën e re të bardhezinjve.
“Për t’u rritur, duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të zhvillojmë komunikimin tonë në mënyrë që të arrijmë të tjerë objektiva. Logoja e re përkufizon përkatësinë tonë, si dhe një stil që na lejon të komunikojmë mënyrën tonë të të qenit”.
Në kampionat gjërat nuk shkuan mirë fundjavën e kaluar me Agnellin që komentoi disfatën 2-1 të pësuar në Firenze.
“Ai rezultat është zhgënjyes, por ne duhet të mbetemi të përqendruar te objektivi final. Ky sezon mund dhe duhet të na çojë te legjenda. Futbolli është i bukur pasi të jep gjithmonë mundësinë të shpresosh në rezultatin e ardhshëm. Nuk duhet të harrojmë kush jemi. Për ne fitorja nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që vlen. Të rritemi do të thotë të vazhdojmë të fitojmë në fushë, në Itali dhe Europë. Për ta bërë diçka të tillë duhet të zhvillojmë edhe mënyrën tonë të komunikimit, duhet të ndryshojmë lëkurë”.

Artikulli paraprakIkardi më efikasi në Europë
Artikulli tjetër“Çmenduri” për Mesin