Bujar Vreto i PD-Demokratët Euroatlantikë: Dinjitetin nuk e blini dot!

Nga Bujar Vreto

Janë të pabesë, të ligë dhe mashtruesa, sepse kanë vjellë vrerë për Sali Berishën publikisht, por edhe tani çdo ditë si skuthë në rrethe të ngushta po të njëjtën gjë propagandojnë se sa të bëhemi deputetë sërisht Berishën do e dërgojmë në kosh të plehrave (mendojnë se ja kallin lubisë). Kjo pjellë e ndyrë e shoqërisë lëvizin sipas interesave të momentit duke shkatërruar punën e demokratëve. Janë për t’u vlerësuar edhe pse kundër principeve perëndimore të gjithë ata deputetë që ju bashkuan Saliut që më 9 shtator 2021 dhe i qëndruan hap pas hapi lëvizjes së tij. Këta lavjerrës që hedhin valle edhe pse qenkan pyka në këtë fushë, pa shtyllë kurrizore apo ylberisat që ndryshojnë qëndrimet e tyre sipas fryrjes së erës, të jenë të bindur se perëndojë koha kur u bënë deputetë njëher përmes bodrumeve të Tiranës. Këta deputetë, të ligë, skutha, të pabesë” dhe mashtruesa, kanë krijuar këtë situatë vetëm për qëllim përfitimi personal, pa respektuar principet dhe idealet të cilat si kanë pas asnjëher. Këta lëpirës të pështirë jo vetëm që nuk kanë më besueshmërinë e qytetarëve që ndihen të tradhtuar por kanë kthyer demokratët në një gjendje apatike që ju ka vdekur shpresa.

Pse sharlatanë gjasme politikanë hodhët helm pafund përçatë kontributorët, intelektualët dhe tani ndiqni, lëpini dhe thithni S. Berishën (tundi b.. ) ehhh çbën pragmatizmi. Kjo sjellje e degjeneruar juaja s’është gjë tjetër më shumë se hipokrizi. Kjo valle e kërcyer nga ju tregon ligësi, pabesi dhe mashtrim në sytë e atyre që e shikojnë. Sjellja juaj prej katilësh, sipas interesave të momentit, pa ndier përgjegjësi ndaj çfar keni shpifur është degjenerim karakterial.

Tani është e ditur dhe çdo kush është bindur se Sali Berisha dhe Edi Rama, edhe pse aktrojë përplasje artificiale për të hedhur hi syve popullit, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi të fshehtë, pragmatiste për të ruajtur pushtetin, Rama qeverinë, Berisha opozitën dhe ekonominë me oligarkët. Ky bashkëpunim mes tyre ka shkaktuar diskutime dhe polemika mes qytetarëve dhe analistëve të cilët e shohin këtë si një lëvizje të pabesë dhe hipokrite, shihet qartë se kanë lënë pas interesat e qytetarëve për të ruajtur pozitat e tyre. Ky bashkëpunim është i neveritshëm sepse manovrat për t’i përdorur njerëzit dhe për të siguruar përfitime personale janë bërë bajate. Kjo sjellje krijon bindjen se marrëveshja e tyre do i heqin si lecka këta individë që tundin b.. e gjokset sepse nuk janë të dobishëm për ta, duke i larguar dhe abandonuar si tradhëtarë për interesat e tyre të pushtetit.

Pafytyrësinë dhe pabesitë tuaj lakenj nuk e mbulon dot as vallja, as lëpirje apo thithja.

Artikulli paraprak“Rama është koka e korrupsionit”, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
Artikulli tjetërÇaji i boronicës së thatë, si ta përgatisni dhe përdorni për imunitetin